Rritemi së bashku me ndërtime cilësore

Projektet
Numri i telefonit +383 49 900 850
Orari i punës: E hëne - E premte 08:00 - 17:00

Projektet

Bashkëpunimi me KAWA Group ofron

Ndërtim Cilësor

Projektet tona të përfunduara dëshmojnë cilësinë e punës sonë. Ne krenohemi që KAWA është fitues për dy herë radhazi si super brand në ndërtim. Cilësia është misioni ynë i parë dhe shpërndajmë punën tonë në mënyrë që të përmbushim standardet më të larta.

Top Materiale

Përdorimi i materialeve të larta cilësive është në qendër të punës sonë. Ne kemi një përkushtim të vazhdueshëm për të punuar me marka të mira që ofrojnë materiale të ndryshme ndërtimi. Kjo siguron që çdo projekt të ketë bazën më të fortë të materialeve.

Ekip Profesional

Ekipi ynë është i ri dhe i pasionuar. Mosha mesatare e stafit është 30 vjeç. Përveç të qenit të rinj, të gjithë drejtuesit e departamenteve kanë arritur sukses në të kaluarën e tyre. Ata janë burim i pasur për të nxitur zhvillimin e çdo individi në ekip.

Pasioni ynë për Punën

Përdorimi i materialeve të larta cilësore është në qendër të punës sonë. Ne kemi një përkushtim të vazhdueshëm për të punuar me marka të mira që ofrojnë materiale të ndryshme ndërtimi. Kjo siguron që çdo projekt të ketë bazën më të fortë të materialeve.

Header Logo

Për ne

Historia e KAWA-GROUP

"KAWA Group" është një rrugëtim i frytshëm dhe ambicioz në botën e ndërtimit dhe biznesit në Kosovë. Fillimi jonë në vitin 1981, në një fshat të komunës së Suharekës, Sallagrazhdë, tregon rrënjët të thella familjare dhe dëshirën për rritje dhe sukses. Themeluesi, Milazim Vataj, kishte përvojë të mëparshme në industrinë e ndërtimit në vende të tjera si Kroacia dhe Zvicra, dhe kjo përvojë ndihmoi në zhvillimin e kompanisë në një dimension të ri. Nisur si një biznes i vogël familjar, "KAWA" ka shpërbërë kufijtë dhe është rritur shumë gjatë këtyre tre dekadave. Një nga synimet tona kryesore ishte të bëheshim kontraktuesit më të mirë për projekte të komplekseve dhe banesave me standarde të larta në Kosovë. Ky objektiv u arrit me sukses, dhe kompania mori pjesë në ndërtimin e dhjetëra projekteve infrastrukturore të rëndësishme në bashkëpunim me ministrinë dhe komunat në Kosovë. Më pas, në vitin 2015, "KAWA" bëri hapat e parë në industrinë e lartë të ndërtimit dhe tregtisë. Këtu shënuam një periudhë të re të rritjes dhe diverzifikimit të aktiviteteve të kompanisë. Drejtori ekzekutiv i kompanisë është Valon Vataj, ndërsa vëllai i tij, Ahmet Vataj, është një përkrahës i rëndësishëm në menaxhim. Mosha të tyre që nuk i kalon 40 vjet, përfaqësojnë një paradoks të ndërthurur me sukses dhe pasionin për biznesin në Kosovë. Historia e kompanisë "KAWA Group" është një shembull frymëzues i arritjeve në botën e biznesit dhe ndërtimit në Kosovë, duke treguar se me pasion, punë të palodhur dhe një vizion të qartë, është e mundur të arrish sukses të madh dhe të ndërtosh rrugën tënde drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Header Logo

Vlera e Brendit

Një nga mënyrat më të lehta për të kuptuar vlerën e markës së kompanisë KAWA-GROUP është të dëgjosh opinionet e njerëzve të ndryshëm në rrugët e Prishtinës mbi emrin "KAWA". Përgjigjja që do të merrni është e qartë: "Kompania më e mirë e ndërtimit në vend që ndërton banesa cilësore." Kjo është vlera e theksuar e markës sonë, për të cilën kemi punuar vazhdimisht brenda kompanisë dhe organizatës tonë, duke bashkëpunuar me ekipe të njohura dhe profesionale. Gjithashtu, KAWA GROUP është 2 herë fituese e çmimit SUPERBRAND NË NDERTIM. Ky çmim tregon se jemi një ndër kompanitë më të respektuara dhe më të besueshme në sektorin e ndërtimit. Kjo nxit punën tonë të vazhdueshme për të ruajtur dhe përmirësuar standardet tona të larta cilësore dhe për të ofruar ndërtime të shkëlqyera për klientët tanë.

Arritjet

"KAWA-GROUP" ka ndryshuar mentalitetin e ndërtimit në Kosovë duke theksuar cilësinë mbi sasinë. Nga një fillim i vogël në vitin 2015, ne kemi shënuar një rritje të shpejtë. Në vitin 2017, kompania ka ndërtuar rreth 40,000 metra katrorë komplekse banesore dhe afariste me projektet: "Çelësi i Prishtinës" ,"Kurora e Çelësit të Prishtinës" si dhe Kompleksin "Hyjnesha", qe tregojnë suksesin tonë dhe aftësinë për inovacion në ndërtim. "KAWA-GROUP" ka ndikuar pozitivisht në sektorin e ndërtimit në Kosovë dhe vazhdojmë ta rrisim suksesin tonë.

Header Logo