/// Hyjnesha - KAWA Group KAWA Group - Hyjnesha - KAWA Group

Hyjnesha

 

 

Ndërtuar nga KAWA Group, kompleksi “Hyjnesha” merr frymëzim në një nga artifaktet më të vlefshme të trashëgimisë kulturore shqiptare: “Princesha e Dardanisë” ose “Perëndeshës në Fron.”

Rëndësia Historike:
Gjetja e këtij artefakti në vitin 1955 shënon një pikë të rëndësishme në studimin e historisë së rajonit të Prishtinës. Është një simbol i fuqisë dhe autoritetit të popullatës së lashtë të Dardanisë.

Inspirimi:
Përfaqësues i një kombi të lashtë dhe i një civilizimi të pasur, figura e “Hyjnesha në Fron” është e përforcuar nga një medaljon rrethor, simbol diellor. KAWA ka zgjedhur një vendndodhje për kompleksin që do të ekspozohet ndaj diellit gjatë të gjithë vitit, për të theksuar këtë lidhje.

Kompleksi:
Ashtu siç qëndron figura mbretërore e “Perëndeshës në Fron”, kompleksi “Hyjnesha” është një ndërtesë moderne, e fortë dhe e bukur, e destinuar të ndikojë pozitivisht në arkitekturën dhe kulturën e Prishtinës.